Pas fotografisë, Veseli ‘godet’ fortë Flora Brovinën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas fotografisë, Veseli ‘godet’ fortë Flora Brovinën

20:28 | 21 Maj 2019

Veseli thotë se u dëmtua nga Flora Brovina.

Veprimi i Flora Brovinës me fotografinë e prezantuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, sipas Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe iniciator i Tribunalit për krimet serbe, i bëri dëm më së shumti atij.

Veseli tha se deputetja Brovina nuk është konsultuar me Grupin Parlamentar dhe partia nuk ka qenë në dijeni për fotografinë.

“Si mundet një subjekt të qëndrojë prapa diçkaje e cila jo vetëm që është e padokumentuar, nuk ka qenë qëllimi im që të sillen fakte në Kuvend. Një gabim i cili është i rënd, ajo ka qenë një bombë të cilën nëse dikë e ka dëmtu është vuajtja e atyre që e kanë përjetuar. Pse na u ka dashtë një foto?”, ka thënë Veseli në Rubikon të KTV-së.

“Ajo nuk është konsultuar me Grupin Parlamentar. Brovina është dashur që hapat që i merr t’i marrë në koordinim. Nuk i ka marrë. Nëse dikë e ka dëmtu, më ka dëmtu edhe mua”, tha ai.

Deputetja e PDK-së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fotografi duke aluduar se vajza është kosovare dhe se ishte dhu,nuar nga forcat serbe.

Por doli që fotografia është skenë nga një film pornografik, dhe se ka kohë që qarkullon në internet.

Komento: