
Një moment tejet nostalgjik dhe historik ka ndodhur për të gjithë adhuruesit e telenovelave latine.
Protagonistët e serialit kult “Kassandra”, Coraima Torres dhe Osvaldo Ríos, janë ritakuar zyrtarisht së bashku. Ky ribashkim i papritur ka thyer një heshtje të gjatë, pasi shënon herën e parë që dy aktorët ndajnë të njëjtën skenë publike gati pas 30 vitesh.
Telenovela e famshme nisi transmetimin e saj origjinal në vitet 1992-1993, duke u kthyer në një fenomen botëror që thyeu të gjitha rekordet e shikueshmërisë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin në vitet ’90.
Ritakimi i tyre vjen ekzaktësisht 34 vite pas fillimit të xhirimeve të këtij projekti që u kthye në një legjendë të ekranit televiziv.

Takimi i tyre ka ndodhur të shtunën, në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Shkak për këtë rikthim u bë ftesa e veçantë që dyshja mori për të marrë pjesë në edicionin e tretë të “Top Humanity Leaders Awards”, një ngjarje madhështore që bëri bashkë një nga dyshet më të dashura të ekranit.
Gjatë kësaj mbrëmjeje magjike, të dy yjet u nderuan me një vlerësim të veçantë në shenjë njohjeje për karrierat e tyre të jashtëzakonshme artistike dhe mesazhet e tyre humanitare.
Fotot e tyre nga ky takim dëshmojnë se pavarësisht kohës që ka kaluar, kimia mes Osvaldo Ríos (Ignacio) dhe Coraima Torres (Kassandra) mbetet ende e palëkundur.
