
E ardhmja e Franck Kessie është e pasigurt pas largimit të Gattusos dhe Leonardos.
Kessie, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është lidhur me një lëvizje në Tottenham si dhe në Kinë, përcjell
ORAinfo.
Ish lojtari i Atalantas dhe Cesenas ka luajtur 3625 minuta, të shpërndara në 42 paraqitje në mes të Serie A dhe garave të kupës dhe ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime.
Njeriu i preferuar i tij ishte Gattuso , gjë që largimi i tij nga San Siro mund të ndikojë edhe në largimin e lojtarit. /ORAinfo/
