Pas Gjermanisë edhe ky shtet po kërkon punëtorë

11:17 | 30 Dhjetor 2018

Përderisa në vendin tonë shkalla e papunësisë arrin në shifra dyshifrore, vendet tjera evropiane dhe ato botërore kërkojnë punëtorë.

Pas Gjermanisë edhe Japonia është duke kërkuar punëtorë.

Kjo mungesë e ka shtyrë Japoninë të hapë dyert për 340 mijë emigrantë kryesisht nga vendet aziatike.

Kryeministri Shinzo Abe ka bërë një plan që do të kushtojë 50 mijë euro për pritjen e tyre.

Shkak për këtë lëvizje është bërë mungesa e punëtorëve me të cilën po përballet ky shtet.

Së fundmi, ka filluar edhe një efekt negativ në ekonomi, edhe pse Japonia është një ndër më të fortat në botë. Plani pritet të aplikohet brenda pesë viteve të ardhshme.

Sektorët, ku ka nevojë më shumë për punëtorë janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.

Me një popullsi në plakje dhe një zvogëlim të fuqisë punëtore edhe Gjermania ka nevojë për të mbushur më shumë se 1 milion vende të lira të punës. /Rtv21

Komento: