Pas gjobës së shqiptuar, vjen reagimi nga Sancho

20:14 | 05 June 2020

Pas gjobës së shqiptuar, ka ardhur reagimi nga Sancho.

Jadon Sancho i ka reaguar DFL për gjobën e shqiptuar.

Ylli i Dortmund ka publikuar një foto me një berber gjatë javës së kaluar, dhe kjo u kthye në arsye për të pranuar një dënim.

DFL ka konsideruar se Sancho ka vepruar në kundërshtim me rregullat e karantinës, duke rrezikuar kështu infektimin.

Përmes një komunikate, DFL kanë njoftuar se do të shqiptojnë gjoba për Sancho dhe Manuel Akanji.

Reagimi i Sancho nuk vonoi. Lojtari e ka quajtur ‘qesharake’ DFL-në.

Sancho dhe Akanji kanë mundësi që të nisin nga një ankesë për vendimin e DFL.

Komento: