Pas golit, Vedat Muriqi shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Real Madridit

19:22 | 04 Prill 2026

Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi e ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” nga “SofaScore” me paraqitjen fantastike ndaj Real Madridit.

Muriqi shënoi golin e 19-të të La Liga-s në kohën shtesë për ta lënë plotësisht të shtangur Andriy Lunin dhe i sjellë Mallorcas fitoren e parë pas 14 viteve kundër gjigantit madrilen.

“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.5, që ishte më e larta në këtë sfidë ku përpos golit, fitoi edhe shtatë duele.

Muriqi ndër të tjera pas golit nuk arriti t’i mbajë lotët pasi siç e dimë kaloi një periudhë të rëndë emocionale kur pësoi humbje nga Turqia në finalen e play-offit, që u zhvillua në Prishtinë.

“Për Kosovën”, bashkëlojtari i Mallorcas i jep mbështetje Vedat Muriqit, i cili qan pas golit ndaj Real Madridit

Ndërkohë, bashkëlojtari i tij Mojica u dëgjua duke ia dedikuar golin Kosovës pas festës, në momentin kur Muriqi s’po arrinte t’i ndalë lotët.

Komento: