Pas Grenellit, LDK-ja sot u vizitua edhe nga një tjetër ambasador

17:40 | 23 January 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se gjatë ditës së sotme ka pasur dy vizita.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell po qëndron në Kosovë.

Ai sot është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

Sipas burimeve pas vizitës së tij, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Ai është taku më liderin e kësaj partie, Isa Mustafën dhe me zyrtarë të tjerë brenda partisë.

Komento:
loading