Pas hapjes së kufirit, krijohen kolona të gjata në hyrje të Kosovës nga Shqipëria

13:13 | 01 Qershor 2020

Zyrtarisht sot është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë.

Rihapja e kufirit pas disa muajsh ka bërë që qytetarët menjëherë të fillojnë qarkullimin, shkruan ORAinfo.

Në kufi me Kosovën nga ana e Shqipërisë në Vermicë janë parë kolona të gjata, duke u krijuar kështu një tollovi e madhe.

Kjo tollovi në kufirin me Shqipërinë u krijua nga fluksi i madh i veturave por edhe i mauneve./ORAinfo/

Më poshtë mund të shihni disa pamje të siguruara nga ORAinfo:

Komento: