Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka takuar sot homologun e tij të Frosinones ,Stefano Capozucca në Casa Milan përcjell ORAinfo.
Të dy klubet diskutuan për transferimin e mundshëm të Stefan Simic, i cili nuk ka gjetur kohë të mjaftushëm te ekipi i MIlanit dhe një largim i tij do të i hynte në punë shumë vetë lojtarit.
Marrëveshja mund të përfundojë në orët e ardhshme. Ndërkohë, AC Milan vazhdon të luftojë për të nënshkruar Piatekin e Genoas./ORAinfo/