Pas humbjes 8:2, Pique i gatshëm të largohet nga Barcelona

00:00 | 15 August 2020

Pique i gatshëm të largohet nga Barça pas humbjes 8-2, thotë se e kemi prekur fundin.

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, është i zhgënjyer me humbjen e thellë në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich.

Barça u turpërua në Lisbonë, duke u mposhtur 8-2, një ndër humbjet më të mëdha në histori të klubit.

Pas ndeshjes, i nervozuar me këtë humbje turpëruese – Pique nuk u kursye.

“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin”, u shpreh ai.

“Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem”.

“Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme… në Evropë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka”.

Komento: