Pas humbjes befasuese të Real Madridit, deklarohet Zinedine Zidane

22:25 | 21 Tetor 2020

Zidane deklarohet pas humbjes befasuese të Real Madrid.

Zinedine Zidane ka pranuar se është një moment i keq te Real Madrid.

‘Los Blancos’ janë mposhtur 2:3 në shtëpi nga Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë ishte vërtetë e dhimbshme për Realin, që ishte në disavantazh prej 0-3.

Zidane ka deklaruar se lojtarët janë të mërzitur me këtë rezultat, por ai si trajner tani do të gjejë zgjidhjen e gjithë kësaj që po ndodh në skuadrën e tij.

“Është një moment i keq. Të paktën treguam luftë në pjesën e dytë. Lojtarët janë të mërzitur, ata janë kampionë, kështu që është e natyrshme. Është detyra ime të gjej zgjidhje sepse këto lloj ndeshje nuk mund të ndodhin”, ka deklaruar Zinedine Zidane.

Komento: