Pas humbjes në derbi, trajneri i Milanit me deklaratë që nuk e priste askush

09:41 | 22 Shtator 2019

Milani mbrëmë pësoi humbje ndaj Interit.

Trajneri i Milan, Marco Giampaolo, ka zbuluar arsyen për disfatën në derbin lokal të Milanos.

Inter arriti të shënonte një fitore të madhe, me rezultatin 0:2, duke dominuar lojën në secilin aspekt thuajse, duke ngjyrosur qytetin e Milanos me ngjyrat zi dhe kaltër.

Pas këtij dueli, Giampaolo ka thënë disa fjalë rreth rezultatit dhe paraqitjes, dhe si faktor kryesorë që ka vendosur takimin ka emëruar eksperiencën e rivalëve lokalë.

“Kishim shumë hezitim në fillim të takimit, pastaj me lojën që kalonte, Interi tregoi se kanë shumë eksperiencë” ka thënë Giampaolo.

“Pasi pësuam golin e parë, ne reaguam me emocione dhe kjo nuk më pëlqeu aspak, pasi na humbi organizimi. Kishim një diferencë në eksperiencë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Milan ka mbetur me vetëm gjashtë pikë pas katër xhirove të para në Serie A, kurse Inter ka vazhduar ta mbajë kreun e tabelës me pikët maksimale.

Komento: