
Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për trajnerin e skuadrës së Arsenal, Unai Emery.
Arsenal mbrëmë është mposhtur me rezultatin 4:1 në finalen e Ligës së Evropës, në përballjen kundër rivalëve të qytetit, Chelsea.
Mirëpo, e keqja për trajnerin Emery nuk mbaron me atë humbje, pasi trajneri si pasojë do te ketë shumë kufizime për merkaton.
Raportimet e ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Emery do të ketë një buxhet strikt, prej rreth 48 milionë eurove gjatë kësaj vere, si pasojë e dështimit për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.
Emery ka nevojë që ta rindërtoj skuadrën e tij, por nuk do të ketë fondet e mjaftueshme për këtë, kështu që ai do të tentojë të shes disa nga yjet e skuadrës.
Mesut Ozil, Shkodran Mustafi dhe Henrikh Mkhitaryan janë disa nga emrat që përfitojnë më së shumti tek Arsenal e që mund të largohen gjatë verës