Pas humbjes në finalen e Ligës së Evropes, Emery merr një tjetër lajm të keq – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas humbjes në finalen e Ligës së Evropes, Emery merr një tjetër lajm të keq

20:13 | 30 Maj 2019

Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për trajnerin e skuadrës së Arsenal, Unai Emery.

Arsenal mbrëmë është mposhtur me rezultatin 4:1 në finalen e Ligës së Evropës, në përballjen kundër rivalëve të qytetit, Chelsea.

Mirëpo, e keqja për trajnerin Emery nuk mbaron me atë humbje, pasi trajneri si pasojë do te ketë shumë kufizime për merkaton.

Raportimet e ‘Mirror’ bëjnë të ditur se Emery do të ketë një buxhet strikt, prej rreth 48 milionë eurove gjatë kësaj vere, si pasojë e dështimit për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.

Emery ka nevojë që ta rindërtoj skuadrën e tij, por nuk do të ketë fondet e mjaftueshme për këtë, kështu që ai do të tentojë të shes disa nga yjet e skuadrës.

Mesut Ozil, Shkodran Mustafi dhe Henrikh Mkhitaryan janë disa nga emrat që përfitojnë më së shumti tek Arsenal e që mund të largohen gjatë verës

Komento: