Juventusi sonte pësoi humbje ndaj Atletico Madridit.
Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar se Juventusi është dashur të përqendrohej në ndërprerje, pasi pikërisht prej tyre pësoi dy gola, por insiston se mund ta përmbysin Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit.
Dy gola të vonshme të Atleticos erdhën nga një harkim nga këndi dhe prej një goditje, sepse lojtarët e Juves nuk e pastruan topin nga zona, pasi VAR-i tashmë ia kishte anuluar një gol Alvaro Moratës.
“Incidentet i vendosin ndeshjet, ne e dinim se ata janë të rrezikshëm në ndërprerje dhe është dashur të fokusohemi. Do të përpiqemi ta përmbysim këtë rezultat”, tha Chiellini.
“Nuk jemi të lumtur natyrisht, është rezultat i rëndë për ta rikthyer, por do të japim gjithçka në Torino”, shtoi ai.
Ndeshja e kthimit në Torino do të luhet pas tri javësh.