Pas humbjes nga Barcelona, flet trajneri i Liverpoolit

00:01 | 02 Maj 2019

Skuadra e Liverpoolit është mposhtur nga Barcelona.

Jurgen Klopp ka komentuar humbjen 3:0 të Liverpoolit nga Barcelona në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira.Ka të bëjë me shënimin e golave. Paraqitja e djemve ishte më të vërtetë e mirë. Djemtë luajtën një super lojë”, ka deklaruar Klopp.

“Kundër një skuadre si Barcelona, disa momente janë të mjaftueshme për t’iu dhënë mundësinë atyre. Jam shumë i lumtur me performancën, jo shumë i kënaqur me rezultatin, por ne duhet ta pranojmë atë”.

“Çfarë mund të them”, pyet Klopp.

“Si iu kemi shkaktuar atyre probleme, ishte e jashtëzakonshme. Ne kontrolluam topin shumë mirë në pjesën e dytë. Duke qenë në disavantazh 1:0 është e vështirë, por jo një problem i madh”.

Komento: