Pas humbjes nga Barcelona, Pogba vjen me deklaratë të papritur

14:31 | 11 Prill 2019

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, Manchester humbi me rezultat 0-1 nga skuadra e Barcelonës.

Paul Pogba këmbëngul se Manchester United mund të përmbysë Barcelonën në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Manchester United ka humbur 0-1 ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’ nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale.

Barcelona nuk ka humbur një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtëpi që gjashtë vite, por Pogba beson se Manchester United mund të kalojë tutje.

“Ne jemi në disavantazh 0-1 dhe tani shkojmë në ‘Camp Nou’, por besojmë se mundësitë do të vijnë atje”, ka deklaruar Pogba.

“Ne kemi për të besuar. Është ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe e dimë që mund t’i lëndojmë ata siç ata mund të na lëndojnë neve”.

“Ndoshta Parisi do të jetë në mendjen e tyre me siguri, sepse ata e panë se çfarë bëmë kundër PSG”./Lajmi/

Komento: