Gattuso ka vetëm një problem pas humbjes me Inter.
Në vigjilje të derbit me Inter, trajneri Gennaro Gattuso deklaroi se nëse gjërat shkojnë keq në këtë ndeshje, atëherë do të jetë një goditje e fortë në aspektin mental për ta dhe pikërisht kjo ndodhi në ndeshjen e së dielës, ku u pa edhe tensioni mes Kessie dhe Biglia.
Përgjatë dy javëve të ardhshme Gattuso do të punojë fort për të rritur edhe një herë moralin e skuadrës edhe pse një pjesë e lojtarëve do të jenë të grumbulluar në kombëtaret e tyre përgjatë kësaj kohe.
Skuadra tregoi se nuk ka maturinë e duhur, por frymën e grupit që trajneri i ka krijuar me punë duhet ta ruajë deri në fund dhe Gattuso e ka të qartë se ku do fokusohet në javët e ardhshme.
Direkt pas kombëtareve, Milan do të udhëtojë drejt fushës së vështirë të Sampdoria-s.
Gattuso e di se ka humbur një ndeshje të madhe dhe në fund të derbit e tha qartë se kanë marrë një goditje në aspektin mental, por theksoi se tani duhet të fokusohen 100% te ndeshjet e ardhshme, pasi janë në vend të katërt, katër pikë larg Roma-s dhe në pozicion të favorshëm për të arritur objektivin e tyre, zonën Champions./telesport.al