Pas humbjes nga Juventusi, Spalleti shprehet tejet i frustruar

23:59 | 07 Dhjetor 2018

Humbja nga Juventusi duket se e ka frustruar shumë trajnerin e Interit.

“Zi kaltërit” pësuan me rezultatin minimal 1:0, pas golit të Mario Mandzukic, në minutën e 66’.

“Nerazzurët” ishin afër golit dy herë me anë të Gagliardinit dhe Politanos mirëpo nuk arritën të konkretizojnë rastët e tyre.

Pas ndeshjes, trajneri Spalletti nuk është shprehur aspak i kënaqur me skuadrën e tij.

“Ndeshja duhet të luhet me konsistencë, duke pasur parasysh që do të ketë momente kur do të jesh nën presion” ka thënë trajneri i Inter pas ndeshjes.

“Nëse dikush kalon në epërsi sigurisht se bën diferencën, mirëpo ne bëm shumë gabime banale” ka thënë tutje Spalletti.

“Për fatin tonë të keq Juventus janë të zgjuar dhe ne ishim naiv. Ata dinë ti shfrytëzojnë minutat pas ndërhyrjeve të palejuara” ka përfunduar ai.

Inter me këtë humbje e gjen vetën me 14 pikë më pak se liderët nga Torino.

Komento: