Pas humbjes nga Liverpooli, Surez vjen me një reagim të papritur

18:25 | 08 Maj 2019

Në ndeshjen e mbrëmshme, Barcelona pësoi humbje prej 4 : 0 ndaj Liverpoolit.

Luis Suarez u ka kërkuar falje tifozëve të Barcelonës për paraqitjen në këtë ndeshje.

Barcelona ka përjetuar një eliminim të turpshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u mundur 4:0 nga Liverpool, edhe pse ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ e kishte fituar 3:0.

Sulmuesi uruguaian, duke folur pas ndeshje ka thënë se Barcelona ndaj Liverpoolit, është dukur si një skuadër me lojtar të rinj.

“Ne jemi ata që luajmë, trajneri ka bërë taktikat që ka bërë ndeshjen e parë”, ka deklaruar Suarez, përcjell ‘lajmi.

“Ne, lojtarët, duhet të jemi të vetëdijshëm, ne jemi ata që luajmë”.

“Duhet të kërkojmë falje për paraqitjen, ne nuk ishim një ekip. Për familjet tona, fëmijët tanë, tifozët tanë, ne duhet të kërkojmë falje, nuk mund të ndodhë që brenda një minute të pranojmë dy gola”.

“Te goli i katërt ne u dukëm si një ekip i të rinjve. Ne duhet t’i kuptojmë të gjitha kritikat që bien mbi ne”.

Komento: