Pas humbjes, reagon Bonucci

14:41 | 08 Dhjetor 2019

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci foli për Dazn në fund të ndeshjes ku humbën 3-1 kundër Lazios.

Ekipi bardhezi, pësoi humbjen e parë këtë sezon duke u renditur në pozicionin e dytë të tabelës.

Pas humbjes, foli mbrojtësi Bonucci, duke treguar se ku gaboi ekipi i tij, përcjell ORAinfo.

“Ne duhet të përmirësohemi, kjo është e qartë sepse një ekip si i yni nuk mund të pranojë kaq shumë gola. Ne duhet të gjejmë dëshirën të dimë të kalojmë momentet e vështira, është mirë të ndërtojmë një futboll të mirë, por duhet të gjejmë gjithashtu vendosmëri tek ne”, përfundoi mbrojtësi italian./ORAinfo/

Komento: