Pas humbjes reagon sërish Trump, kapet keq me mediat

20:13 | 08 Nëntor 2020

Trump përsëri reagon.

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar përsëri me një shkrim në Facebook duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, derisa numërimi ende po pranon.

Pas publikimit të rezultateve në disa shtete, Joe Biden nga demokratët u projektua si fitues i SHBA-së dhe pritet të hyjë në Zyrën Ovale më 20 janar. Gjithsesi Trump ka bërë të ditur se do të ankohet në gjykata për rezultatin dhe se sipas tij, asgjë nuk ka përfunduar.

“Prej kur mediet e kota e vendosin presidentin e ardhshëm? Kemi mësuar shumë këto dy javët e fundit!”, shtoi ai në Facebook

Komento: