
Pasi ra në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me Covid-19, mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich u vendos në karantinë në shtëpi të premten, duke e lënë atë jashtë të paktën dy ndeshjet e ardhshme.
Bayern Munich e konfirmoi lajmin të premten, një ditë pasi Kimmich anashkaloi një seancë stërvitore në prag të ndeshjes së tyre në ligë kundër Augsburg, përcjell ORAinfo.

Kimmich, 26 vjeç, së fundmi doli nga karantina në shtëpi të martën pasi pati kontakt me shokun e skuadrës së Bayern Munichut, Niklas Sule, i cili rezultoi pozitiv ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Gjermaninë javën e kaluar.
Krahas ndeshjes kundër Augsburgut të premten, Kimmich do të mungojë edhe në takimin e Bayernit në Champions League kundër Dynamo Kievit të martën, pavarësisht se Bayern tashmë është kualifikuar në 1/16./ORAinfo/