Pas humbjes së thellë të LDK-së, kërkohet dorëheqja e Mustafës e Veliut

23:05 | 14 Shkurt 2021

Ish-këshilltari i Hotit flet për humbjen e thellë të LDK-së.

LDK-ja është e treta në rezultatet e publikuara deri më tani nga KQZ-ja me 13,35 për qind.

Për këtë performancë, ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Xhavit Beqiri, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe të tjerëve.

“Isë, Agim & company, përveçse si akt moral, dorëheqjen e keni mundësi për me tregue pak dinjitet! Shkoni… e keni katranosur!”, ka shkruar ai.

Vetëvendosje në këto zgjedhje po prin bindshëm me 48,06 për qind.

Komento: