Pas humbjes shokuese, drejtuesit e Milanit morën këtë vendim

23:16 | 28 Prill 2019

Rossonerët u shokuan sonte.

Humbja ndaj Torinos ka zhytur Milanin në një krizë edhe më të thellë dhe tani duhet që Roma ose ekipet e tjera të ndalen që kuqezinjtë të kapin vendin e katërt, pra zonën Champions. Nga vendi i tretë, në më pak se dy muaj, kuqezinjtë kanë humbur edhe vendin e katërt.

Pesë pikë në shtatë ndeshjet e fundit. Drejtuesit e klubit, të pranishëm në stadiumin “Grande Torino” (Leonardo dhe Gazidis) nuk kanë pritur fundin e ndeshjes, por përpara se arbitri të vërshëllente tri herë, kanë lënë shkallët. Pritet një vendim i tyre, nëse Gattuso do të qëndrojë apo largohet.

Komento: