Pas humbjes turpëruese, Barcelona përballet me diçka të papritur

14:39 | 08 Maj 2019

Barcelona u turpërua mbrëmë midis Anfiled nga Liverpooli.

Mediat spanjolle nuk mund të mos t’i bënin jehonë eliminimit të turpshëm të Barcelonës, pas humbjes 4-0 në “Anfield”.

“Figura më e keqe në histori”, është titulli i madh i gazetës “Sport”, e cila nënvizon se për herë të parë pas 5 vitesh Championsi nuk do të fitohet nga një skuadër spanjolle.

“Gjëmim në “Anfield”, shkruan “AS”, me imazhin e Ter Stegenit që shesh si topi rrokulliset drejt rrjetës. “Turpërim” është titulli i “El mundo Deportivos”, që më poshtë nënvizon: Goli qesharak i 4-0, i marrë pas goditjes së këndit, është epitafi i një skuadre që ka ripërjetuar Romën.

”Duke i kthyer tek prestigjiozja “AS”, nuk kursehen kritikat për trajnerin Valverde: Nuk është në lartësinë e Championsit.”

Komento: