Pas humbjes turpëruese, ja çfarë gjesti ka bërë pas lojës Sarri

19:28 | 10 Shkurt 2019

Ekipi i Chelseas sot ka përjtuar tmerrin.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ia ka zgjatur dorën homologut të tij te Manchester City, Pep Guardiola, pas përballjes në Premier Ligë, që përfundoi në të mirë të “Qytetarëve” që fituan 6 me 0.

City fitoi me tre gola të Sergio Agueros, dy të Raheem Sterlingut e një të Ilkay Gundoganit.
Pas takimit, siç është zakon, Guardiola iu afrua Sarrit duke ia zgjatur dorën, por italiani hyri direkt e në zhveshtore duke injoruar spanjollin.

I habitur, Guardiola iu drejtua asistentit të italianit, Gianfranco Zola.

Komento: