Pas Icardit, ylli tjetër largohet nga Interi

18:43 | 14 Korrik 2019

Radja Nainggolan është larguar nga Inter.

Mesfushori belg, në fakt, nuk u fut në autobus që i mori shokët e tij në stadiumin Cornaredo dhe nuk do të marrë pjesë në miqësoren e sotme, përcjell ORAinfo.

Lojtari, i cili mori lejen e klubit, u kthye në Milano. Ashtu si Icardi, pra belgu largohet nga kampi i trajnimit, duke u përgatitur për një të ardhme larg Interit./ORAinfo/

Komento: