
Dalin rezultatet e testeve të Messit.
Barcelona mund të marrë frymë lehtësisht. Testet vëzhgimeve të cilave iu nënshtrua Lionel Messi gjatë ditës së enjte në fakt kanë dhënë një përgjigje pozitive.
Ylli argjentinas, pavarësisht plagëve të marra dhe hemoragjisë që e pasi atë përplasje të dhunshme me Smalling, fatmirësisht nuk vuan frkatura apo dëmtime të rënda që do të mund të shoqëroheshin me pasoja.
Në kampin blaugrana ekzistonte një shqetësim i madh, veçanërisht për një frakturë të supozuar nazale, por sikurse kanë specifikuar testet e të enjtes, ky skenar është përjashtuar, transmeton telesport
Në këto kushte, Messi konfirmohet se do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit dhe të skuadrës që për ndeshjen ndaj Huesca, pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia që Valverde të mos e aktivizojë “Pleshtin” si titulllar.