Pas incidentit nga tifozët e Bayern, flet Rummenigge

19:21 | 29 Shkurt 2020

Rummenigge flet për incidentin e shkaktuar nga tifozët e Bayern.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge ka komentuar kaosin e krijuar sot nga tifozët e Bayern Munich.

Tifozët e Bayern kishin ndërprerë ndeshjen që skuadra e tyre e luante kundër Hoffenheim.

Me rezultatin që shënonte 0:6 dhe kur kishin kaluar më shumë se 75 minuta lojë, tifozët e Bayern ‘protestuan’ kundër Dietmar Hopp, i cili është shefi i Hoffenheim.

Ata ngritën disa pankarta kundër Hopp dhe brohorisnin në kor me fyerje raciste.

Për këto skena ka komentuar Rummenigge, i cili ndihet i turpëruar.

“Jam i turpëruar për këtë kaos. Momenti ka ardhur që i gjithë futbolli gjerman të reagojë për këso lloj kaosesh. Kjo është fytyra e keqe e futbollit. Jam i turpëruar nga Dietmar Hopp, i cili është një njeri shumë i mirë e i ndershëm, dhe sigurohet që jo vetëm futbolli, por gjithë sporti në regjion të ketë fytyrë pozitive” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.

“I kërkoj falje atij. Por, ky nuk është arsyetimi për atë që ndodhi në tribuna. Kjo është fytyra e shëmtuar e Bayern Munich në një ndeshje që po shkonte për mrekulli për skuadrën tonë. Nuk ka arsyetim për ato sjellje. Ne kemi incizime dhe do të shkojmë kundër njerëzve përgjegjës që kanë disrespektuar Bayernin sot. Do të mbahet përgjegjësi në fund të ditës. Mendoj se mënyra se si lojtarët luajtën në fund, ishte shenjë e qartë. Ishte idej e lojtarëve, në konsultim me gjyqtarët” ka shtuar tutje shefi ekzekutiv i Bayern.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë edhe masat e DFB për këto sjellje.

Komento: