Pas incidentit, Rudiger i dërgon një “mesazh” portierit spanjoll – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas incidentit, Rudiger i dërgon një “mesazh” portierit spanjoll

20:01 | 08 Prill 2021

Rudiger i dërgon një “mesazh” portierit spanjoll.

Kepa Arrizabalaga dhe Antonio Rudiger thuhet se kanë pasur një përplasje fizike.

Futbollsitët e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe Antonio Rudiger janë përplasur fizikisht në qendrën stërvitore, “Cobham” të Chelseat, transmeton lajmi.net.

Dyshja ishin përplasur në seancën stërvitore, por pastaj Rudiger kishte kërkuar falje në zhveshtore ndaj Kepas.

Edhe menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel kishte konfirmuar se kishte pasur një përplasje midis lojtarëve dhe ishte dashur ndërhyrja e njerëzve që ishin të pranishëm aty.

Por, sipas gjermanit, situata është qetësuar pasi futbollistët i kishin shtrirë dorën njëri tjetrit. Por, as Kepa e as Rudiger nuk u deklaruan për këtë incident.

Tani, Antonio Rudiger ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, Instagram.

Mbrojtësi gjerman shkroi “Mi Hermano”, ku shihet një fotografi e tij me Kepan. Fjala do të thotë “Vëllau Im” në spanjisht.

Si duket gjithçka është prapa me historinë e tyre dhe në kampin stërvitor të Chelseat, gjithçka është në rregull

Komento: