Ikona botërore e gazetarisë shtrihet në spital pas infektimit me COVID-19.
87-vjeçari Larry King, ikona e gazetarisë në botë është infektuar me COVID-19, për çka i është përkeqësuar gjendja dhe është transferuar për në spital.
Siç raporton DailyMail, përveç shëndetit të tij të dobët, King duhet të merret gjithashtu me faktin se të dashurit e tij nuk mund ta vizitojnë atë në spital.
Gruaja e tij Shawn King, 61 vjeç dhe dy djemtë e tyre, Chance dhe Cannon, nuk mund ta shohin atë, për shkak të sigurisë.
Kujtojmë që King kohë më parë i ishte nënshtruar një operacioni të zemrës.