Koronavirusi ka prekur edhe Vedat Muriqin.
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, është karantinuar në Turqi pas testimit pozitiv me koronavirus, shkruan agjencia ANSA.
Mësohet se Muriqi i ishte nënshtruar testimit për koronavirus para se të nisej për në Itali dhe t’i bashkohej klubit të ri Lazio nga Fenerbahçe.
Por rezultati ka dal pozitiv dhe ANSA raporton se ai është pa simptome.
Mirëpo, do të qëndrojë i karantinuar në Turqi dhe do të testohet sërish. Nëse rezulton negativ atëherë do të niset për në Itali.