Pas infektimit me koronavrus, Rusia ia ofron Trumpit vaksinën kundër COVID-19

16:49 | 02 Tetor 2020

Pak pasi presidenti i SHBA’së, Donald Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij kanë dalë pozitivë me koronavirus, kanë reaguar institucionet ruse.

Instituti i Kërkimeve Ruse, Gamaleya, që pretendon se e ka krijuar vaksinën e parë efektive në botë kundër koronavirusit, ka deklaruar se është gati të sigurojë ndihmë për presidentin amerikan.

“Unë mendoj se nëse ata zyrtarisht u drejtohen autoriteteve ruse, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë”, tha Shefi i Qendrës Gamaleya, Alexander Gintsburg.

Mediat ruse raportojnë se Gintsburg gjithashtu sugjeroi që administrata Trump duhet të vaksinohet me vaksinën ruse, “Sputnik V”.

Presidenti Trump tha më parë gjatë ditës se ai dhe gruaja e tij Melania ishin pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë karantinuar në Shtëpinë e Bardhë.

Komento: