Pas Ivan Perisicit, Arsenalit i dështon edhe një tjetër transferim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas Ivan Perisicit, Arsenalit i dështon edhe një tjetër transferim

13:36 | 31 Janar 2019

I dështoi Ivan Perisic, por ky nuk është dështimi i vetëm për Arsenalin.

Arsenal ka dështuar ta transferojë Yannick Carrascon.

Skuadra londineze ishte shumë afër ta kompleton transferimin e anësorit belg, por që në fund marrëveshja dështoi.

25-vjeçari ishte pajtuar të transferohet te Arsenali, ndërsa marrëveshja mes të dyja klubeve nuk u arrit.

Carrasco ishte edhe në radarin e Milanit, mirëpo së fundmi u bë e ditur se ai do të qëndrojë në Kinë deri në afatin e verës.

Komento: