Pas Jarinjes, Njësitet Speciale largohen edhe nga Bërnjaku

15:47 | 02 Tetor 2021

Barrikadat po fillojnë të largohen edhe në Bërnjak.

Pas Jarinjes, Njësitet Speciale kanë filluar të tërhiqen edhe nga pika kufitare në Bërnjak, raporton Gazeta Express.

Pas 13 ditësh qëndrimi në këtë pikë, Policia e Kosovës largohet dhe aty do të zëvendësohet me forcat e KFOR-it.

Më herët Njësitet e Policisë janë larguar edhe nga Jarinja pas heqjes së barrikadave.

Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Komento: