Pas kafes së mëngjesit, krerët e dy vendeve bëhen bashkë edhe për drekë në Vlorë

15:07 | 28 November 2022

Pasi shijuan bashkë kafen e mëngjesit të 28 nëntorit, krerët e institucioneve kosovare dhe shqiptare tani janë bërë bashkë edhe për drekë në Vlorë.

Ka qenë shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërçeli ai i cili ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti, si dhe dy presidentët, Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj.

“Gëzuar 28 nëntori”, ka shkruar Kërçeli në postimin e bërë në Facebook.

Krerët e dy vendeve sot morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Vlorë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Pas ceremonisë ata vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Komento: