Pas kandidaturës për kryeministër, Kurz e thërret Hoxhajn

16:28 | 24 Dhjetor 2020

Kurz e thërret Hoxhajn pas kandidaturës për kryeministër.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka telefonuar sot Enver Hoxhajn për ta përgëzuar për kandidimin e tij për kryeministër.

Hoxhaj ka thënë që me Kurzin kanë biseduar edhe për sfidat e Austrisë dhe të Kosovës, duke specifikuar ballafaqimin me pandeminë dhe krizën në ekonomi.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung ”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Komento: