Pas kapjes së 33 kg narkotikë në Prizren, një të dyshuari i gjendet edhe kokainë në veturë

09:03 | 24 Shkurt 2024

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftur pasi që ditë më parë u gjet marihuanë në Prizren, tani ka kapur edhe veturat e të dyshuarve.

Gjatë kontrollit në veturat e të dyshuarve është gjetur edhe kokainë.

Për rastin kur ishte kapur marihuana, ishte arrestuar një person.

“Bjeshka e fshatit Vërmicë  22.02.2024 – 17:00. Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar,  më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast. Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë,  ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.  Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Front Online

Komento: