Pas kartonit të kuq, zbulohet se ҫfarë i tha Pique, Costas

13:37 | 07 Prill 2019

Pas kartonit të kuq, Gerard Pique, u përpoq ta qetësojë Diego Costan.

Diego Costa u përjashtua pas gjysmë ore lojë në humbjen e Atletico Madridit 2:0 ndaj Barcelonës të shtunën në Camp Nou.

Sipas gjyqtarit Costa u përjashtua për shkak të ofendimeve që i bëri ndaj tij duke mos u pajtuar në një vendim të mëhershëm.

“Ta dh**s atë nënë k**vë, ta dh**s atë nënë k**vë”, i ka thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.

Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.

“Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i thënë “mos fol më! Cfarë dëshiron, pezullim me katër ndeshje?”.

Komento: