Pas katër fitoreve radhazi, tottenhami u mposht nga Burnley – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas katër fitoreve radhazi, tottenhami u mposht nga Burnley

15:53 | 23 Shkurt 2019

Tottenhamit iu prish seria e fitoreve nga Burnley. Kjo humbje erdhi pas katër fitoreve radhazi.

Në stadiumin ‘Turf Moor’, Burnley pas një loje të mirë ka arritur të mposht Tottenhamin me rezultat 2:1.

Të tri golat e kësaj ndeshje janë shënuar në pjesën e dytë, shkruan lajmi.net.

Wood në minutën e 57’, shënoi për epërsinë e parë të vendasve për 1:0.

Në minutën e 65’, Tottenham arriti të rikthej në lojë kur barazoi në 1:1 përmes sulmuesit Harry Kane, i cili së fundi është rikthyer nga lëndimi.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë edhe një herë deri në fund të ndeshjes, për 2:1 nëpërmjet Barnes.

Me këtë fitore Burnley numëron 30 pikë dhe renditet në vendin e 13-të, ndërsa Tottenham me 60 pikë renditet në vendin e tretë.

Komento: