
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet që po iu bëhen atij nuk kanë qenë të adresuara për të por për dikë tjetër, e rrjedhimisht Gjykatës Kushtetuese, tha ai.
Ai kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i frikësuar.
“Unë nuk frikësohem, jam në puën e detyrë përditë. Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve. Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrotja e kryeminsitrit që e bën këtë. Ata që në kanë kërcënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sespe duket që presidenti është në panik që po I humb rasti. Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për cështje të caktuara, presidenti nukmund të flas për ëtë. Ata me atë kërcëim që ka ardhë ën adresë e kryeministrit e kanë doitur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”, ka thënë ai.
“Dua që Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë, të mos ketë këso kërcënime as nga presidenti, as nga dikush tjetër”.“Ne nuk jemi në panikë, dikush tjetër është në panik”, ka thënë ndër të tjerash Kurit.