Pas kërcënimit të Bosnjës për taksën, vjen reagimi i Kosovës

19:29 | 27 May 2019

Kosova ka dalur me një reagim pas ultimatumit të Serbisë e Bosnjës që Kosova të heqë taksën deri më 1 korrik.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se secili veprim që mund të merret nga Serbia e Bosnja e Hercegovina kundrejt ekonomisë së Kosovës është asgjë më shumë veç se një emërtim i praktikave që janë duke u zbatuar për 19 vjet nga këto dy shtete.

Paralajmërimeve se do të ndërmerren kundërmasa, Shala u është përgjigjur duke thënë se të dy shtetet do të marrin përgjigjen e njëjtë nga Kosova.

“Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do ta merr përgjigjen e njëjtë edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta. Luftimi edhe i vet qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do t’i përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve”, ka shtuar ai në fund.

Komento: