Pas kërcënimit të Njazi Thaçit, ja çfarë ka bërë bordi i Drejtorëve të KEK-ut

15:29 | 08 Dhjetor 2018

Mbrëmë është raportuar se është kërcënuar drejtorit menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçit.

E pas kësaj situate, Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) ka reaguar ndaj kërcënimit të mbrëmshëm ndaj drejtorit menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçit.

Ky është reagimi i plotë:

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) e ka marrë me shqetësim rastin e kërcënimit të Drejtorit Menaxhues, z. Njazi Thaçi.

I bëjmë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast. Kërcënuesit të dalin para drejtësisë dhe të parandalohen raste të tilla.

Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues z. Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm.

Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi.

Sikur edhe në të kaluarën edhe tani i gjithë procesi i punësimit do të jetë i hapur dhe transparent.

Kështu që në çdo kohë dhe në çdo moment të gjithë palët e interesuara do të kenë qasje në mënyrën e përzgjedhjes por asesi nuk do të tolerojmë që punësimet të realizohet përmes presioneve çfarëdo qofshin ato.

Komento: