Pas kërkesës së deputetit Kokaj, Kuvendi nderon farmakologun nobelist Ferid Murati

11:36 | 14 Shtator 2023
pas-kerkeses-se-deputetit-kokaj,-kuvendi-nderon-farmakologun-nobelist-ferid-murati

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë ndëruar sot me një minutë heshtje, Ferid Muratin, farmakologun shqiptar me famë botërore i cili edhe u shpërblye me çmimin nobel.

Kjo pas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, për ta kujtuar nobelistin Murati i cili ka vdekur më 4 shtator 2023.

Ferid Murati ishte një mjek dhe farmakolog që fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1998 për kërkimin e tij se si oksidi nitrik trajton sëmundjet e zemrës./Express/

Komento: