
Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, gruaja e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, u vra pasi ra në koma pas sulmeve ajrore SHBA-Izrael.
Ajo thuhet se kishte qenë në koma që nga fillimi i sulmeve të shtunën, shkruan Iran International. Ky zhvillim vjen mes tensioneve në rritje pas vrasjes së Khameneit në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael që shënjestruan disa vende brenda dhe përreth Teheranit.
Mediat shtetërore iraniane thanë se Khojasteh ishte plagosur në të njëjtën valë sulmesh si burri i saj dhe më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Raportet treguan gjithashtu se disa anëtarë të familjes së Khameneit, përfshirë vajzën, dhëndrin dhe mbesën e tij, u vranë gjatë sulmeve.
Ndryshe, vdekjet brenda familjes së ngushtë të Khameneit ka të ngjarë të intensifikojnë presionin e brendshëm mbi udhëheqjen e Teheranit dhe të nxisin më tej tensionet rajonale. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar tashmë se sulmet ndaj vendit do të sjellin një përgjigje. Khojasteh, 78 vjeç, ishte gruaja e vetme e Khameneit. Ata u martuan në vitin 1964. /Telegrafi/