FA ka dënuar trajnerin e Tottenham Hotspur.
‘Football Association’ nuk po e ndal dorën me dënimet e saja për trajnerët e Premierligës.
Kritikat drejtuar gjyqtarëve dhe ankesat ndaj tyre nuk po i shpëtojnë federatës angleze, e cila po i dënon një nga një trajnerët e Premierligës.
FA së fundmi ka dënuar trajnerin e Tottenham Hotspur, i cili është parë i nervozuar me trajnerin Mike Dean në fund të ndeshjes me Burnley, transmeton lajmi.net.
Trajneri është futur në fushën e blertë pas përfundimit të ndeshjes, duke u ankuar në zyrtarët e ndeshjes, dhe duke folur i nervozuar me Mike Dean.
Kujtojmë se më herët gjatë kësaj jave një dënim ishte shqiptuar edhe për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.