Pas koncerteve të shumta, Tayna largohet nga muzika

19:04 | 05 Janar 2020

Tayna i ka lënë pa fjalë fansat e saj.

Në një kohë të shkurtër, Tayna është kthyer në një nga reperet më të njohura në Shqipëri dhe është mjaft e kërkuar na publiku.

Pas koncerteve të shumta që ka patur në vitin 2019, duket se ajo tashmë ka vendosur që të marrë pak kohë nga karriera e saj muzikore që të bëjë pushim.

Tayna i ka lënë pa fjalë fansat e saj të shumtë, teksa lajmëroi përmes një postimi në Instagram se për disa kohë nuk do të bëjë më koncerte.

“Më në fund pak pushim”, shkruan ajo në një video të publikuar nga koncerti i saj.

Nga ana tjetër, menaxheri i saj, Rinori shkruan: “Ëmbëlsira në fund, prej sot pak pushim t’i lojm me bo naj lek tjerët. S’ka koncerte mo”.

Komento: