Pas koncertit të mbrëmshëm, Tuna merr një goditje të fortë nga ky person

20:58 | 09 March 2019

Mbrëmë Tuna ka mbajtur një koncert për albumin e ri.

Ditën e djeshme, Tuna mbajti një koncert live në Shkup për promovimin e albumit të saj të ri “Fortuna”, për të cilin kishte punuar prej kohësh.

Albumi dhe koncerti i saj i promovimit bënë bujë në media këto dy ditë, mirëpo pas koncertit të saj, gazetari Olti Curri e ka thumbuar keq Tunën në Instastory.

Teksa lexonte titujt e shkruar në lajmet për këngëtaren, Olti është shprehur troç në Instastoryn e tij:

“Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor?

Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse? Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste.”- shkruan Olti në postim.

Komento: