Pas konfliktit mes dy fqinjve, të shtëna me armë zjarri në Tiranë

23:36 | 27 Tetor 2022

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë pas konfliktit mes dy fqinjve.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të “Kodra e Diellit” pas një konflikti mes dy komshinjve.

Një prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

I lënduari, një 35-vjeçar, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. /abcnews

Komento: